INFORMATORI
Ylli gjobitet €150
20 October, 2016 @14:42
Në Informatorin Nr. 2 të Superligës thuhet që është marrë Vendim nga Komesari i Garave (KG) se KB Ylli është dënuar me €150,00 (150 euro).
Arsyeja e dënimit të ekipit nga Suhareka është se ata nuk e kanë dorëzuar në FBK inçizimin e ndeshjes ndaj Trepçës.
“KB G. E. Ylli për mosdorëzimin e DVD-së së ndeshjes me KB Trepçën, konform nenit 48.17 të Propozicioneve të Garave dënohet me 150,00 euro,” ka bërë të ditur njoftimi KG-së sot.
Ylli pas dy xhirove të para në Superligë, ende nuk ka shijuar fitoren dhe aktualisht zë vendin e fundit në tabelë të klasifikimit me bilanc 0-2, sikurse kanë edhe 3 ekipe tjera.
Në xhiron që vjen, Ylli është mysafir i Rahovecit.