FIBA EUROPE CUP: CLUJ - PEJA
Minuta e fundit, fatale për Pejën
19 October, 2016 @20:59
Peja u kthye nga pragu i një debutimi historik në FIBA Europe Cup.
Verdhezinjtë u mposhtën nga skuadra rumune, Cluj Napoca, në ndeshjen që do ta mund ta fitonin, po qe se do të ishin më të vëmendshëm në minutën e fundit të saj.
Ndeshja ishte kryesisht e barabartë në pjesën e parë, ku epërsia sillej herë te njëra, e herë te tjetra skuadër, derisa në çerekun e tretë pejanët u treguan shumë më të mirë duke krijuar epërsi deri në 13 pikë 45-57.
Por as ky fakt nuk i mjaftoi për fitoren e Pejës, pasi që rumunët filluan ta shkrijnë disavantazhin, e madje edhe duke kaluar në epërsi kur kishin mbetur edhe 3 minuta deri në fund, 71-69.
Megjithatë, fitorja e Clujit u sigurua vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, kur edhe ra totalisht përqëndrimi i Pejës.
Edhe 42 sekonda pa mbaruar ndeshja rezultati ishte 76-76, ndërsa më pas gabimet e njëpasnjëshme të basketbollistëve pejanë, ia dhuruan fitoren vendasve.
MË TË DALLUARIT
LaMarcus Reed dhe Mirza Ahmetbasic ishin bartësit e lojës te skuadra pejane. Reed u bë koshashënuesi më i mirë i Pejës me 19 pikë të shënuara, derisa Ahmetbasic kontribuoi me 17 pikë të tjera. Përveç tyre, edhe Austin Tillotson dhe Alban Veseli e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore.
Në anën tjetër, te Cluji ishte i pandalshëm Kyndall Dykes, që shkëlqeu duke shënuar 27 pikë. derisa u ndihmua edhe nga Filip Adamovic që e përmbylli këtë takim me 17 pikë.
GJENDJA E GRUPIT
Në ndeshjen tjetër të grupit të Pejës, u takuan skuadra qipriote, AEK dhe ajo turke, Gaziantep.
Në fund, fitores i’u gëzuan Gaziantepi, i cili e mposhti AEK-un me rezultat 86-93, në ndeshjen që u zhvillua në Larnaca të Qipros.
Pas këtyre rezultateve, Cluj merr kryesimin në radhitjen tabelare të grupit G, me pikë të njëjta sikurse Gaziantepi, derisa Peja dhe AEK-u ndajnë dy pozitat e fundit në tabelë.
Ndeshjen e radhës Peja e luan në Karagaç me skuadrën e AEK-ut.
TABELA E GRUPIT
1. U-BT CLUJ-NAPOCA (ROM) | 1 fitore - 0 humbje | 2 pikë | |
2. GAZIANTEP (TUR) | 1 fitore - 0 humbje | 2 pikë | |
3. AEK (CYP) | 0 fitore - 1 humbje | 1 pikë | |
4. PEJA (KOS) | 0 fitore - 1 humbje | 1 pikë |
U-BT CLUJ-NAPOCA
1 | Kyndall Dykes (33:22) | 27 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Filip Adamovic (30:07) | 17 pikë | 2 kërcime | 7 asistime |
3 | Aleksandar Rasic (28:43) | 10 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Ousmane Barro (20:04) | 10 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Vlad Moldoveanu (24:56) | 7 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Teodor Jucan (17:10) | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Roland Torok (19:55) | 4 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Maksym Pustozvonov (19:19) | 2 pikë | 1 asistim | - |
9 | Tudor Gheorghe (6:17) | 2 pikë | - | - |
10 | Aurelian-George Toth | - | - | - |
11 | Wilhelm Brosser | - | - | - |
12 | Andrei Sergiu Muresan | - | - | - |
PEJA
1 | LaMarcus Reed (33:02) | 19 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Mirza Ahmetbasic (30:43) | 17 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
3 | Austin Tillotson (30:25) | 10 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
4 | Alban Veseli (31:46) | 10 pikë | 8 kërcime | - |
5 | Noah Dahlman (20:56) | 9 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Salih Nuhanovic (19:52) | 8 pikë | 6 kërcime | 2 bllokada |
7 | Arti Hajdari (6:01) | 2 pikë | - | - |
8 | Rron Grapci (16:46) | 1 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Maxim Ivshyn (7:22) | 0 pikë | - | - |
10 | Leonard Mekaj (3:00) | 0 pikë | - | - |