PAS 4 NDESHJEVE
Mijovic dorëhiqet, Prishtina konfirmon
21 October, 2016 @13:22
Trajneri malazias i Sigal Prishtinës, Petar Mijovic, është dorëhequr nga posti i tij menjëherë pas humbjes nga Demir IBB në kuadër të FIBA Europe Cup.
Mijovic që mori drejtimin e bardhekaltërve në fillim të këtij stinori ka përjetuar ferrin e vërtetë me bardhekaltërit në fillim të stinorit, duke mos shënuar asnjë fitore me ekipin.
Foto: Mijovic u prezentua si trajner i ri i Prishtinës më 9 gusht, ndërsa punës ia nisi më 1 shtator;
Sigal Prishtina ka pësuar dy humbje në Superligë, një në BIBL dhe së fundi një në FIBA Europe Cup - që e bën kështu startin më të dobët të ekipit kryeqytetar në historinë e tij që prej pasluftës.
Prishtina dje e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit në fjalë ku drejtori i saj ka folur për media, por zyrtarisht as në webfaqen e klubit, e as së paku në llogarinë më aktive që e ka ekipi në Facebook, nuk ka bërë të ditur një gjë të tillë.
Përflitet se klubi do të sjellë në vend të tij kroatin, Jeronimo Sharin.