EUROPE CUP - TEAM OF THE WEEK 1
2 lojtarë të rivalit të Pejës, në TOP 5 të javës
21 October, 2016 @8:53
FIBA Europe Cup pas xhiros së parë të zhvilluar ka zgjedhur pesëshen më të mirë të javës. Në pesëshen më të mirë të xhiros së parë janë futur 5 basketbollistët me performancë më të mirë, ndërsa prej tyre 2 lojtarë janë të rivalit të ardhshëm të Pejës, Gaziantep, e një i Prishtinës, nga Enisey.
Pesëshja më e mirë e xhiros në FIBA Europe Cup ka përfshirë këta lojtarë: Derek Jackson i ekipit austriak Oberwart Gunners (11 pikë, 11 asistime, 5 topa të vjedhura), Marcus Denmon i Gaziantepit, rivalit të grupit të Pejës (35 pikë, 9 kërcime, 1 asistim), Michael Smith i ekipit belg Antwerp Giants (22 pikë, 6 kërcime, 4 asistime), Jaka Balazic i ekipit të Gaziantepit (19 pikë, 9 kërcime, 2 topa të vjedhur) dhe Frank Elegar i rivalit të Prishtinës Enisey (17 pikë, 9 kërcime, 2 topa të vjedhur).
FIBA Europe Cup numëron 38 skuadra këtë stinor 2016/17 dhe të jesh brenda 5-shes së parë të xhiros këtu është koxha punë e madhe, prandaj lojtarët që futen këtu janë të një cilësie shumë të lartë në krahasim me të tjerët.
Në xhiron e dytë të FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina dhe Peja do të jenë vendase. Sigal Prishtina pret Rilski Sportistin bullgar, ndërsa Peja AEK Larnacan e Qipros.