BAMBERG-UNICS
Brose Bamberg arrin fitoren e parë
20 October, 2016 @22:34
Skuadra gjermane, Brose Bamberg, ka shënuar fitoren e parë të stinorit sonte në Euroligë. Bamberg ka mposhtur ekipin rus Unics Kazan në një duel krejtësisht të barabartë, me 89-86 në fund.
Mundësinë për të çuar ndeshjen në vazhdime e kishin në fund rusët, por lojtari i tyre, Quino Colom, dështoi të shënojë nga gjuajtjet e lira dhe rezultati nuk ndërroi.
Në fakt, Unicsi ka qenë në epërsi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, derisa Bamberg u këndell në çerekun e fundit kur morri avantazhin minimal për ta çuar me faulime taktike dhe zëvendësime të shumta ndeshjen deri në fund, për t’iu gëzuar në fund fitores.
Nikos Zizis luajti me double-double për Bambergun duke shënuar 16 pikë e 12 asistime, ndërsa më efikasi ishte Janis Strelnieks me 17 pikë.
Te Unicsi, 24 pikët e Keith Langfordit dhe 20 të tjera të Coty Clarke-ut shkuan kot.
Pas kësaj xhiroje, Bamberg ka bilanc 1-1, ndërsa Unicsi 0-2.