FERIZAJ - RAMIZ SADIKU
Gol në çastet e fundit, Ramiz Sadiku merr pikë në Ferizaj
18 October, 2020 @16:06
Pa fitues është mbyllur dueli i zhvilluar sot mes Ferizajit dhe Ramiz Sadikut.
Ishte Kenan Orana ai që ia dha epërsinë Ferizajit në minutën e 20’, epërsi e cila u ruajt deri në minutën e 90’ të ndeshjes, kur prishtinasit arritën ta gjejnë golin e barazimit, për t’ia mohuar festën skuadrës vendase.
Kështu, ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-1.
Siç dihet, Ferizaj dhe Ramiz Sadiku bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Parë dhe momentalisht gjenden pranë njëra-tjetrës në tabelë.