DRENICA - PRISHTINA

Goli i Kryeziut sjell 3 pikë të arta për Prishtinën
11 April, 2021 @16:44
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore shumë të vlefshme në udhëtim në Skenderaj.
Bardhekaltërit e mposhtën Drenicën me rezultat minimal 0-1.
Goli i fitores për Prishtinën erdhi në minutën 73’ nëpërmjet Leotrim Kryeziut, i cili shënoi pasi u asistua nga Besnik Krasniqi.
Prishtina me këtë fitore tani ka 57 pikë dhe vazhdon të mbajë hapin në luftë për titull, derisa Drenica me këtë humbje i vështirëson edhe më tej punët e saj për të siguruar ekzistencën.