FIBA 3x3
Grapeland do ta përfaqësojë Kosovën në Rumani
Teksti: FBK
22 May, 2021 @18:09
Ka përfunduar turneu 3x3, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Turneu është organizuar në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.
Te meshkujt kanë marrë pjesë 12 ekipe, duke dhuruar spektakël në Marigona Rezidencë. Gjatë ditës janë zhvilluar shumë ndeshje interesante, fillimisht në grupe, dhe më pas në gjysmëfinale e finale.
E, në finale janë takuar Air Force dhe Grapeland. Pas një sfide shumë të bukur dhe dramatike, ekipi nga Rahoveci ka fituar 17:19, me dy pikë në fund nga Bardh Rexha.
Ekipi Grapeland do ta përfaqësojë Kosovën në turneun e FIBA-s në 3x3, që do të zhvillohet në fund të muajit qershor.
Ekipi i Grapeland përbëhej nga Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.