SELEKTORI BESON

Greenberg: Me guxim dhe disiplinë ndaj Estonisë
19 August, 2017 @9:26
Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës është gati për përballjen vendimtare, që është përballje e tipit “të jesh ose të mos jesh” ndaj Estonisë sonte.
Kosova kërkon fitore ndaj Estonisë, për të siguruar fazën e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror Kina 2019.
“Ekipi ynë është i emocionuar dhe i motivuar që është pjesë e një loje të tillë, si kjo e nesërmja, që është shumë e rëndësishme. Ne e mirëpresim këtë mundësi të jashtëzakonshme me besim të madh në aftësinë tonë për të luajtur me gjithë kapacitetin tonë para tifozëve tanë. Ne duhet të luajmë guximshëm dhe të disiplinuar në të dy anët e fushës. Ne e respektojmë Estoninë, por në anën tjetër ne e kuptojmë mjaft mirë misionin tonë. Lojtarët tanë do të luajnë me zemër dhe me vendosmëri në këtë ndeshje vendimtare në shtëpi, për të vazhduar në fazën e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019,” ka thënë amerikani Greenberg para ndeshjes së sotme që nis në ora 20e15 dhe zhvillohet në Prishtinë.
Estonia tashmë ka siguruar kualifikimin nga Grupi C për më tutje. Kosovës i duhet vetëm fitorja për të shkuar tutje bashkë me Estoninë. Në rast të humbjes së Kosovës, nga Grupi C kualifikohet Maqedonia.