Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB FERONIKELI

Hajdari: Duam të jemi shembulli dhe befasia e sezonit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Hajdari: Duam të jemi shembulli dhe befasia e sezonit


27 September, 2019 @13:33

Në prag të sezonit të ri, për faqen zyrtare të FBK-së u shpreh Arti Hajdari, një nga lojtarët e Feronikelit, që sivjet do të jetë skuadër debutuese në Superligë.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë deri më tani.

NDESHJET E XHIROS

Të gjithë lojtarët po japim maksimumin dhe presim vetëm fillimin e sezonit. Ndeshjen e parë do ta kemi ndaj Yllit, ndeshje që do të jetë debutuese për ne në Superligë.

Synimet e Feronikelit janë që të tregojmë lojëra sa më të mira, të jemi shembull për skuadrat që debutojnë në Superligë dhe të jemi befasia e këtij kampionati.” - ka thënë Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshjen e parë të sezonit ndaj Yllit, Feronikeli e zhvillon të shtunën (28 shtator) me fillim nga ora 19:00 në Suharekë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga