DRILON HAJRIZI
Hajrizi 15 minuta në humbjen e ngushtë
28 January, 2018 @22:03
Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Drilon Hajrizi, që aktualisht po luan në kampionatin japonez për Kanazawa Samuraiz, ka qenë 15 minuta në parket në duelin e fundit të skuadrës.
Hajrizi, ka kontribuuar me 5 pikë në këtë ndeshje, duke shënuar edhe 3 kërcime.
Mirëpo, ekipi i tij është mposhtur nga Tokyo Earthfriends me rezultat të ngushtë 72-70 në fund.
Kanazawa aktualisht është e treta në Konferencën Qendër të Ligës B2 të Japonisë me bilanc 15-15.