TOTTENHAM HOTSPURS 6-2 LEICESTER CITY

Hattrick brenda 13 minutave nga zëvendësuesi Son! Spurs bashkëkryeson
17 September, 2022 @20:30
Tottenham Hotspurs është duke bashkëkryesuar renditjen tabelare me Manchester Cityn, pas një fitoreje ndaj Leicester Cityt sot, ku shkëlqeu zëvendësusi jugkorean i ekipit Heung Min Son, që shënoi hat-trick brenda 13 minutave, për fitoren 6-2 [Kane 8, Dier 21, Bentacur 47, Son 73, 84, 86 - Tielemnas 6pen. Maddison 41].
Brendan Rodgers tashmë nuk e ka të sigurtë karrigen te Leicesteri, pasi që ish-kampioni është i fundit në renditje dhe ende pa fitore.
Lufta e pjesës së parë të ekipit të tij, nuk vazhdoi në pjesë të dytë, ku Tottenham i Antonio Contes dominoi me lojë e gola, për fitoren e thellë të shënuar.