TREPÇA 3-5 DUKAGJINI

Foto: KFDukagjini/fb
Hattrick i Osmanit, Dukagjini në barazh për Superligë
15 May, 2021 @19:07
Dukagjini i Klinës, pas disfatës së regjistruar në finale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit dhe pas penalltive, ka arritur që të kthejë motivin dhe të shënojë fitore edhe në përballjen e fundit të Ligës së Parë A.
Dukagjini që ishte në pozitë të dytë të renditjes, priste gabimin potencial të Malishevës në Gjakovë për të marrë biletë direkte për Superligë, por kjo nuk ndodhi.
Kështu, me fitoren 3-5 [n.n. - Labinot Osmani x3, Erblind Mulaj, Abu Kamara] sot Dukagjini ka përfunduar sezonin në pozitë të dytë të renditjes dhe tash ekipi i Armend Dallkut do të ndeshet me Flamurtarin në përballjen barazh të Ligës së Parë.
Fituesi i kësaj ndeshjeje që luhet më 22 maj 2021, do të luajë ndeshjen PlayOut për Superligë ndaj ekipit që përfundon në pozitë të tetë të rendijtes së Superligës - për një vend që siguron edicionin 2021/22 të elitës së futbollit kosovar.
Në anën tjetër, Trepça e këndellur në dy muajt e fundit ka treguar lojë të mirë, ndërsa më parë kishte siguruar mbijetesën.
Tash, Dukagjini me mend te Flamurtari për përballjen që jep hapin e parë për Superligë (barazh, luhet më 22 maj) pas së cilës (në rast të fitores) u hapet rruga për Superligë përmes ndeshjes së PlayOutit. (luhet më 29 maj).