PLAYOFF I LIGES SE PARE

Përcaktohet barazhi: dy ish-ekipe të Superligës, në barazh për Superligë
15 May, 2021 @17:11
Dy skuadrat e dikurshme të Superligës, Dukagjini dhe Flamurtari, do të përballen në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë për të luftuar për një vend, që dërgon në barazh të Superligës për të kërkuar një biletë për elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini përfundoi i dyti në Ligën e Parë A të Kosovës, ndërsa Flamurtari i dyti në Ligën e Parë B të Kosovës.
Skuadrat në fjalë takohen një javë më vonë, më 22 maj 2021 - ku fituesi i kësaj përballjeje do të përballet më 29 maj në Fadil Vokrri me pozitën e tetë të Superligës për një vend në elitë të futbollit 2021/22.