Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF

FShF del me reagim publik për ngjarjen e ndeshjes në ligën e femrave Partizani-Bilisht Sport

FShF del me reagim publik për ngjarjen e ndeshjes në ligën e femrave Partizani-Bilisht Sport


15 May, 2021 @16:29

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalur me reagim publik pas plasimit të lajmit nga mediet shqiptare lidhur me ndeshjen e ligës së femrave ndërmjet Partizanit dhe Bilishit Sport.

Sipas raportimit të Panorama Sport, ishte thënë që 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.
Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.
Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.
I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.
Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore