LIGA e PARË

Malisheva për Superligë në Gjakovë
15 May, 2021 @14:07
Liderja aktuale e Grupit A, Malisheva, sot do të përballet me Vëllaznimin nga ora 15:00 në Gjakovë.
Malisheva kërkon sot fitore ndaj skuadrës gjakovare, për ta siguruar pa kalkulime Superligën.
Malisheva me dy pikë më shumë se Dukagjini gjendet në pozitën e parë, kurse edhe Vëllaznimi e siguroi Ligën e Parë për stinorin e ardhshëm.