LIGA e PARË

Barazhi i sigurt, kërkohet direkt Superliga
15 May, 2021 @13:53
Finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini, sot përballet me Trepçën nga ora 15:00 në Mitrovicë.
Dukagjini e ka siguruar të paktën barazhin, por pret gabimin e Malishevës dhe me fitore eventuale do të ngritet në Superligë.
Dukagjini me 2 pikë më pak se Malisheva, gjendet në pozitën e dytë, derisa Trepça me 33 pikë gjendet në pozitën e pestë në Ligën e Parë.