Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMELU LUKAKU

Asnjëherë gol ndaj rekord-kampionëve

Foto: FCInter/fb

Asnjëherë gol ndaj rekord-kampionëve


14 May, 2021 @22:52

Sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku, ka shënuar 62 gola për neroazzurrët prej se është bërë pjesë e ekipit, por asnjëherë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë rekord-kampionit të Italisë, Juventus.

Lukaku erdhi te Interi në 2019/20 dhe ka shënuar 62 herë në 93 ndeshje deri tash. Ai ka luajtur 5 herë kundër bianconerëve, por asnjëherë nuk ka shënuar kundër tyre.

Përveç Juventusit, në listë të njëjtë për Lukakun janë edhe Atalanta dhe Hellas Verona.

Përndryshe, belgu ka arritur një rekord të rrallë për Interin. Ai është bërë lojtari i katërt në histori të skuadrës që ka arritur të shënojë së paku 15 gola si vendas në një stinor të Serie A-së, në 45 vitet e fundit!


 
Të gjitha lajmet nga Serie A