Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Garës për një vend në Ligën e Kampionëve mund t’i vie fundi të dielën

Garës për një vend në Ligën e Kampionëve mund t’i vie fundi të dielën


14 May, 2021 @18:37

Gara e ashpër e ekipeve të Serie A-së për një vend në Ligën e Kampionëve mund të përfundojë këtë fundjavë. Atalanta dhe Milani ndajnë vendin e dytë me 75 pikë, të ndjekur nga Napoli me 73 dhe Juventusi me 72.

Nëse Atalanta dhe Milani fitojnë ndeshjet e kësaj fundjave, të dyja skuadrat do ta sigurojnë Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, pasi që në ndeshjet direkte me Juventusin kanë rezultate më të mira.

Juventusi në anën tjetër e ka ndeshjen më të vështirë, pasi pret kampionin Inter. Nëse Juve nuk e fiton këtë ndeshje e Napoli fiton ndaj Fiorentinas, shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve përfundojnë këtu.

Biankonerët do të shpresojnë që Napoli nuk merr 3 pikët këtë fundjavë, pasi që në rast të pikëve të barabarta dhe rezultatit të barabartë në ndeshjet direkte, do të merret parasysh goldiferenca, dhe në këtë aspekt Napoli (+43) qëndron më mirë se Juventusi (+35).


 
Të gjitha lajmet nga Serie A