RODRIGO DE PAUL

Udinese i vendos çmim të ri De Paulit
14 May, 2021 @19:03
Udinese do ta ulë çmimin për Rodrigo De Paulin në 30-35 milionë euro.
Mesfushori kërkohet nga Interi, Roma, Juventusi, Napoli, Milani dhe Leeds Unitedi.
Reprezentuesi argjentinas ishte lidhur me një transferim edhe verën e kaluar, por vazhdoi në Udinese. Për kartonin e lojtarit Udinese kërkonte 40 milionë euro, por me ndikimin e pandemisë në treg si dhe lojtarin gati të largohet, klubi mund ta shesë atë edhe për 30-35 milionë euro.
27-vjeçari në këtë stinor ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 36 ndeshje të luajtura.