Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Allegri, zgjedhja e parë për Napolin?

Allegri, zgjedhja e parë për Napolin?


14 May, 2021 @20:38

Massimiliano Allegri po përflitet si pretendent i ri për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson si trajner i Napolit.

Burime të shumta bëjnë të ditur se marrëdhënia mes Gattusos dhe presidentit Laurentiis është e pariparueshme, dhe trajneri do të largohet nga klubi edhe nëse arrin t’i kualifikojë për në Ligën e Kampionëve.

Favorit për ta drejtuar Napolin është Luciano Spalleti, por tani një situatë interesante po zhvillohet teksa sipas Sky Sport Italia, Allegri është zgjedhja e parë për Napolin.

Dukse se De Laurentiis është në kontakte të vazhdueshme me Allegrin dhe palët janë miq të mirë, madje thuhet se ishte Allegri ai që e bindi presidentin e Napolit të nënshkruante me Gattuson pas shkarkimit të Ancelottit, dhe po i njëjti ndikoi që Gattuso mos të shkarkohej në janar të vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A