EDEN HAZARD

Hazard lëndohet përsëri
15 March, 2021 @18:31
Mesfushori belg i Real Madridit, Eden Hazard, është lënduar përsëri.
Futbollisti ishte aktivizuar në 15 minutat e fundit në ndeshjen e së shtunës ndaj Elche-s, që përfundoi me fitore 2-1.
Por pas ndeshjes gjendja e tij u përkeqësua për shkak të lëndimit muskulor në pjesën e belit.
Lëndimin e tij e bëri të ditur edhe trajneri Zinedine Zidane në konferencën e sotme për shtyp, derisa kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është definuar ende.
Hazard para ndeshjes me Elchen kishte munguar për 6 ndeshje në La Liga po ashtu për shkak të lëndimit.