ZYRTARIZOHET TE PARTIZANI

Fotot: KFPartizani
Herolind Shala prezantohet te Partizani
16 April, 2025 @10:41
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, është prezantuar dje te Partizani i Tiranës si lojtar i ri i saj. Mesfushori qendror, 33 vjeçar, që ka bërë karrierë në ligën çeke, turke dhe norvegjeze, ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit të ardhshëm me Partizanin.
Shala që do të jetë pjesë e klubit deri në fund të stinorit 2025/26, është prezantuar nga trajneri Skender Gega, që ia kishte bërë ftesën për grupmoshat e kombëtares shqiptare, kur Kosova ende nuk ishte pranuar në UEFA e FIFA.
Gega, i ka uruar mirë se ardhje lojtarit, ndërkaq Partizani që po lufton për playoffin e titullit në Shqipëri, aktualisht është në pozitë të katërt të tabelës (Top-4 siguron playoffin për titull). Partizani ka një pikë më shumë sesa Elbasani që është në pozitë të pestë dhe lufta për këtë pozitë do të vazhdojë në dy ndeshjet e radhës, që mbyllin stinorin e rregullt në Superiore.