Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UDHËHOQI EKIPIN VETËM 4 NDESHJE!

Për më pak se një muaj, Teuta shkarkon Devollin

Foto: KFTeuta/ fb

Për më pak se një muaj, Teuta shkarkon Devollin


17 February, 2025 @22:17

Vetëm katër ndeshje kampionale qëndroi në krye të ekipit! Bledar Devolli i cili la Lirinë e Prizrenit dhe mori drejtimin e Teutës më 21 janar të këtij viti, sot është shkarkuar nga detyra e tij!

Njoftimin e ka zyrtarizuar ekipi durrësak, ndërsa Devolli në këto katër ndeshje pësoi tre humbje dhe regjistroi një barazim të vetëm. Ekipi është i parafundit në Superioren shqiptare, me 24 pikë nga 25 ndeshje.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. KF Teuta falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj,”
— bëri të ditur KF Teuta sot.

Devolli duke qenë trajner i Lirisë në përgatitje në Durrës, hyri në bisedime me klubin e Teutës dhe u nda me prizrenasit. Në anën tjetër, kryetari i klubit të “djemve të detit” Edmond Hasanbelliu për “Panorama Sport” ka thënë se “E mora me shumë dëshirë si trajner, por gjërat nuk shkuan sipas paraashikimeve. Kisha pritshmëri të mëdha.”

Teuta tash do të futet në derbi me Tiranën më datën 22 me Bledar Hodon, që do të punojë si kryetrajner deri në fund të këtij stinori, ndërsa ndihmës të tij do të jenë trajneri i portierëve Bledian Rizvani dhe ai atletik, Mark Dodaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë