TRIUMF NË MOMENTE VENDIMTARE

Foto: FCVjosa/ fb
Riad Murseli përmbys Fushë Kosovën në momentet e fundit të ndeshjes
15 February, 2025 @21:54
Pas pjesës së parë pa gola, Fushë Kosova mori epërsinë në Shtime ndaj Vjosës. Por ekipit të Emin Bajramit vendasit i kishin përgatitur një befasi të pakëndshme në minutat e fundit të ndeshjes.
Ka qenë Riad Murseli që ka dalë në skenë në momentet finale të ndeshjes për të shënuar dy herë dhe për të sjellë gëzim të madh në taborin e vendasve, për fitore: Vjosa - Fushë Kosova 2-1 [Riad Murseli 90’, 90’+3—Rilind Haziraj 68’].
Vjosa me fitore arrin kuotën e 18 pikëve pas 15 ndeshjesh, duke mbyllë xhiron XV në pozitën e gjashtë, ndërkaq Fushë Kosova në zonën e rënies ka 11 pikë nga po aq ndeshje dhe është e nënta.