Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE FITON!

Baholli siguron fitoren për lideren

Fotot: KEK & Prishtina e Re/ fb

Baholli siguron fitoren për lideren


16 February, 2025 @19:31

Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha ka nisur pranverën në Ligë të Parë me fitore. Bardhekaltërit mysafirë kanë shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme ndaj KEK-ut në “Agron Rama” të Obiliqt, derisa Endrit Baholli është treguar vendimtar në këtë përballje.

Baholli shënoi golin, që doli të jetë i fitores, pas asistimit të Kreshnik Bahtirit, në minutën e 30-të të ndeshjes, për të arritur te fitorja: KEK - Prishtina e Re 0-1 [Endrit Baholli 30’]. Mysafirët treguan angazhim të lartë në fushë, ndërsa pas ndeshjes fitoren ia dedikuan Samir Sadriut që u lëndua sot dhe brazilianit Brenner Moraes që u lëndua gjatë javës.

TABELA AKTUALE

Në fund, fitorja bën që Prishtina e Re të mbajë distancën 5 pikëshe ndaj ndjekësit të parë. Prishtina e Re lidere ka 38 pikë nga 15 ndeshje, KEK-u tash bie në pozitë të pestë me 22 pikë.

Në xhiron që vjen, Prishtina e Re pret Kikën. Elektricistët janë mysafirë të Fushë Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë