MITROVICA - TREPÇA '89

Foto: KF Trepça '89 / FB
Hat-trick nga Ardian Hasani, Trepça ‘89 i afrohet vendit të dytë
15 February, 2025 @15:12
Fitore për Trepçën ‘89 në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror në Ligë të Parë, fitore e afron këtë skuadër me vendin e dytë të renditjes në Grupin A.
‘89shi sot e mposhti kundërshtaren lokale, Mitrovicën, me rezultat 2-4.
Ardian Hasani në minutën e 11’ dhe Milazim Bajraktari në minutën e 42’ shënuan për t’i dhënë qetësi ‘89shit pas 45 minutave lojë.
Më pas, gjatë pjesës së dytë Ardian Hasani e kompletoi hat-trickun e tij duke shënuar edhe dy herë në minutat 85’ e 90’ dhe kështu ‘89shi e mbylli takimin me fitore 2-4.
Fitorja e sotme bën që skuadra e Trepçës ‘89 të ngjitet në vendin e tretë dhe t’i afrohet shumë vendit të dytë, kurse Mitrovica për momentin është e fundit në Grupin A.
Xhiron që vjen, Mitrovica luan përsëri një derbi të qytetit, kësaj radhe ndaj Trepçës, kurse ‘89shi e pret Drenicën.