Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - TREPÇA

Pesë gola në Istog, fitoren e festojnë vendasit

Foto: FC Istogu / FB

Pesë gola në Istog, fitoren e festojnë vendasit


15 February, 2025 @15:11

Ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Istogut dhe Trepçës në Grupin A të Ligës së Parë.

Ndeshja dhuroi plot 5 gola, prej të cilave dy ishin nga dy penallti për mysafirët, e në fund fitores iu gëzuan vendasit, që e mbyllën ndeshjen me fitore 3-2.

Kamoelo Hoala me gol nga pika e bardhë e çoi Trepçën në pushim mes pjesëve me epërsi 0-1.

TABELAT E GRUPEVE

E spektakli ishte ruajtur për pjesën e dytë.

Fillimisht, Istogu përmbysi rezultatin në 2-1. I zakonshmi Granit Arifaj e ktheu skuadrën e tij në lojë me golin e barazimit të shënuar në minutën e 57’. Më pas, ishte Besmir Fetahu ai që tetë minuta më vonë e gjeti rrjetën për 2-1 të Istogut.

Shifrat në 2-2 i barazoi Gentian Emini i mysafirëve, duke shënuar gjithashtu nga pika e bardhë në minutën e 71’, kurse golin vendimtar të ndeshjes e shënoi Erjon Çetaj në minutën e 80’ dhe kështu Istogu e fitoi këtë takim 3-2.

Fitorja e sotme është tejet e rëndësishme për Istogun në luftën për të mbetur në Ligën e Parë, kurse Trepça bën një hap prapa në luftën për një rikthim në Superligë pas një kohe të gjatë.

Xhiron që vjen, Istogu i shkon Rilindjës 1974, kurse Trepça e pret Mitrovicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë