Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMERUNASI TE LIDERJA

Toni Kassa zyrtarizohet te Prishtina e Re

Fotot: PrishtinaeRe/ fb

Toni Kassa zyrtarizohet te Prishtina e Re


4 February, 2025 @20:32

Futbollisti i Ballkanit, Toni Kassa, është përforcim i radhës i ekipit të Prishtinës së Re. Mesfushori, për të cilin Prishtina e Re thotë se është cilësor dhe potencial i së ardhmes, është 19 vjeçar dhe pritet t’i sjellë cilësi mesfushës së ekipit të ri të tij.

Prishtina e Re është lidere e Grupit B në Ligë të Parë dhe po synon që të inkuadrohet në Superligë këtë stinor, pasi që në stinorin e kaluar pësoi në përballjen e dytë të barazhit në kohën shtesë për të mos e arritur atë.

Aktualisht, Prishtina e Re ka 35 pikë dhe është lidere e grupit, me 5 pikë më shumë sesa Vushtrria.

Ekipi po drejtohet suksesshëm qe dy stinorë nga Elon Berisha. I njëjti ekip, në Ligë të Parë u inkuadrua si Shkëndija e Hajvalisë, që në ndërkohë ndërroi emrin! Pjesa e dytë e stinorit në Ligë të Parë fillon në fundjavën e 14-16 shkurtit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë