SHTUAN PËRVOJË NË MESFUSHË

Prishtina e Re zyrtarizon Ardit Hilën si përforcim
1 February, 2025 @22:30
Liderja e Grupit B në Ligë të Parë të Kosovës, që po synon inkuadrimin direkt në Superligë në fund të këtij stinori, Prishtina e Re ka bërë të ditur pak më parë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ardit Hila.
Mesfushori me përvojë, 32-vjeçari Hila është 185 centimetra i gjatë dhe është lojtar që luan në qendër të mesfushës me detyra defanzive dhe organizative.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë futbollistin kampion në Shqipëri, mesfushorin Ardit Hila i cili i bashkohet klubit tonë.
Një futbollist me eksperiencë të gjatë në Shqipëri dhe Kosovë poashtu, i cili ishte kampion me Partizanin dhe një nga më meritorët, fitoj kupën e Kosovës me FC Prishtina, si dhe luajti edhe tek SC Gjilani, Kukesi, Teuta, Tirana dhe së fundi Elbasani,” ka bërë të ditur KF Prishtina e Re në njoftim.
Mbrëmë Elbasani bëri të ditur se ka liruar si huazim Hilën për te Prishtina e Re, deri në fund të këtij stinori.