Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA NË EKIP

Fushë Kosova shton në radhët e veta një mbrojtës dhe një portier

Fotot: KFFushëKosova/ fb

Fushë Kosova shton në radhët e veta një mbrojtës dhe një portier


27 January, 2025 @12:03

Skuadra e Fushë Kosovës, që këtë stinor po garon në Ligën e Parë - Grupi B gjatë vikendit që e lamë pas ka bërë të ditur se ka shtuar në radhët e veta dy futbollistë të rinj.

Mohamed Taha @ Fushe Kosova

Portieri i kombëtares së Libanit, Mohamed Taha, është gardian i ri i portës së “pampurëve”, të cilin Fushë Kosova e ka marrë në radhët e veta. Taha 26-vjeçar do të mbrojë portën e fushëkosovarëve të drejtuar nga Emin Bajrami në pranverën e stinorit 2024/25.

Pos tij, ekipi ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit të deritashëm të Vjosës, 23-vjeçarit Endrit Bytyqi. Ai pos Vjosës, ka bërë karrierë edhe te Drenasi, Onixi e Feronikeli’74.

Endrit Bytyqi @ Fushe Kosova

Fushë Kosova është duke luftuar për mbijetesë në Ligë të Parë këtë stinor, pasi që këtë stinor ra aty prej Superligës. Ekipi ka përfunduar vjeshtën në pozitë të nëntë (të parafundit), pozitë kjo që të rrëzon në Ligë të Dytë! Fushë Kosova ka 11 pikë nga 14 ndeshjet e para të stinorit dhe në pranverë do të kërkojë pikë të mjaftueshme për të mbetur anëtar i kategorisë së dytë të futbollit të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë