EDHE NJË PËRFORCIM
![Bujar Bici, portieri i radhës te Liria Bujar Bici, portieri i radhës te Liria](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Bici_Bujar_%40_Liria_pose_jan2025.jpg)
Foto: FCLiria/ fb
Bujar Bici, portieri i radhës te Liria
20 January, 2025 @14:34
Pas portierit Flamur Gashi, Liria sot ka zyrtarizuar edhe një portier në afatin kalimtar të janarit. Ekipi prizrenas që aktualisht po kryen përgatitjet para pjesës pranverore të stinorit në Durrës të Shqipërisë, ka bërë të ditur se ka angazhuar në ekip Bujar Bicin.
Ish-lojtari i i ekipeve zinxhir të Llapit, Prishtinës, Besës së Kavajës dhe së fundi Fushë Kosovës është bërë anëtar i ri i ekipit bardhezi që drejtohet nga Bledar Devolli. Bici është 186 centimetra i gjatë dhe 20 vjeçar.