Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRYMË E RE NË GJAKOVË

Josa: Qyteti jeton me futbollin, t’ia nisim pozitivisht

Josa: Qyteti jeton me futbollin, t’ia nisim pozitivisht


19 January, 2025 @13:25

Trajneri i mirënjohur nga Shqipëria, Mirel Josa, ka arritur në Gjakovë me t’u emëruar si trajner i ri i Vëllaznimit. Ai veçse ka nisur stërvitjet me skuadrën gjakovare, ndërsa në deklaratën e tij dhënë për televizionin lokal aty, SyriVision ka thënë se dëshiron t’ia nis pozitivisht me Vëllaznimin.

“Për mua është fundamentale që të vi në një skuadër dhe një qytet ku duan futbollin shumë. I gjithë qyteti jeton me futbollin këtu. Përgjatë rrugëtimit do të ketë gabime, por nuk dua t’ia fillojë aty. Dua t’ia nisim mirë, të ecim pozitivisht dhe gabimet që mund të shfaqen rrugës t’i përmirësojmë,” ka thënë tiranasi 61-vjeçar.

Për më tepër ai ka shtuar se synimi i skuadrës gjakovare mbetet Superliga, ndërsa për këtë ka thënë.

“Synimi është ai dhe derisa do të kemi mundësi do ta kërkojmë atë.”

TABELA AKTUALE

Josa ditë më parë u emërua trajner i Vëllaznimit, ndërsa do të drejtojë skuadrën përgjatë pjesës pranverore të stinorit në Ligë të Parë - Grupi A. Vëllaznimi ka përfunduar vjeshtën në këtë ligë në pozitë të dytë, me katër pikë më pak sesa Drenica lidere.

Vëllaznimi nisi stinorin me trajnerin Leotrim Krasniqi, me të cilin arriti deri në pozitë të dytë të renditjes tabelare, pozitë kjo e pa arritur më parë nga ekipi gjakovar prej se militon në kategori të dytë të garave. Mirëpo, tre disfatat e pësuara përgjatë vjeshtës, duket të kenë qenë vendimtare në llogaritë e kryesisë për ta larguar atë nga kjo pozitë.

Pjesa pranverore e stinorit nis në mes të muajit shkurt, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 13 xhiro ku në lojë janë 39 pikë në total. Vendi i parë i grupit siguron biletën direkte për Superligë, kurse pozita e dytë mundëson kërkimin e Superligës përmes dy ndeshjeve të barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë