FORCA!
Vushtrria nuk ndalet, shton edhe një përforcim në ekip
16 January, 2025 @14:58
Afati kalimtar i janarit nuk ka të ndalur për Vushtrrinë, që po tregohet mjaft aktive sa i përket përforcimeve në ekip duke bërë përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit.
Vushtrria që po drejtohet nga Armend Dallku po kërkon ngjitjen në Superligë nga Liga e Parë, ndërkaq vjeshtën e kreu në pozitë të dytë të Grupit B të Ligës së Parë. Fituesi i grupit siguron direkt kalimin në Superligë.
E kësaj radhe, Vushtrria ka bërë të ditur që ka nënshkruar marrëveshje me futbollistin Gentrit Kovaqi i cil vjen nga ekipi finlandez FC Vaajakoski.
Kovaqi është qendërmbrojtës, 25 vjeçar, ndërsa është i lindur në Finlandë dhe karrierën e ka bërë atje deri tani.