EDHE NJË PËRFORCIM
Leutrim Islami, lojtar i ri i Flamurtarit
17 January, 2025 @15:15
Skuadra e Flamurtarit që do të luftojë për mbijetesë në Ligë të Parë - Grupi B këtë pranverë, ka regjistruar edhe përforcimin e dytë të afatit kalimtar dimëror.
Ekipi kuqezi nga Prishtina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Leutrim Islamin, që vjen si huazim nga Prishtina, ndërsa luan në pjesën e djathtë të fushës, si te reparti defanziv ashtu edhe ofanziv.
Futbollisti 24 vjeçar është përforcimi i dytë i Flamurtarit pas Fehmi Dragushës, ndërsa ekipi që drejtohet nga Erdin Hashani pritet të vihet në luftë të madhe për pikë në pranverë, ashtu që të mbijetojë në Ligë të Parë.