SULMUES I RI NË EKIP

Foto: FCBesaPeja/ fb
Lion Cahani përforcon sulmin e Besa Pejës
21 January, 2025 @15:56
Futbollisti i deritashëm i Drenicës dhe Vëllaznimit, Lion Cahani, është bërë lojtar i ri i Besa Pejës. Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ekipi verdhezi nga Peja ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin në fjalë, nga i cili presin gola.
“Lion ka një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e Superligës së Kroacisë me HNK Gorica dhe ekipeve elitare në Kosovë si Vëllaznimi dhe Drenica. Tani ai vjen si një frymë e freskët për sulmin tonë, për të na ndihmuar në arritjen e synimeve tona të mëdha,” ka shkruar njoftimi i FC Besa Peja sot.
I lindur në Tiranë, Cahani 23 vjeç është 185 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit.