SHKARKOHET EDHE DEVOLLI!

Liria ndërron përsëri trajnerin!
21 January, 2025 @11:31
Nuk ka zgjatur shumë aventura e Bledar Devollit te Liria, i cili në fazën përgatitore në Durrës është shkarkuar nga detyra që mori gjatë pjesës së fundit të stinorit vjeshtor!
Si duket, një gjë i ka penguar klubit, ndërsa ka bërë të ditur se, “Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit!”.
Mbetet të shihet se kush do të merr drejtimin e Lirisë tash e tutje. Përndryshe, Liria ka përfunduar në gjysmë të tabelës pjesën vjeshtore të stinorit, kurse e nisi me trajnerin Granit Begolli, për ta vazhduar me Bledar Devollin!
Devolli ishte më i suksesshëm se Begolli
Devolli mori timonin e Lirisë në xhiron e nëntë të stinorit dhe nisi me humbje nga Rilindja 1974 e Faruk Statovcit. Vazhdoi me humbje nga Trepça, për të arritur fitoren e parë në xhiron XI ndaj Rahovecit si mysafir. Prej asaj xhiroje, deri në të XIV Liria kori vetëm fitore, duke fituar radhazi Trepçën’89, Mitrovicën dhe Drenicën.
Bilanci i tij i pikëve të tij është 12, nga 23 në total, derisa kaloi me 4 fitore e 2 humbje gjashtë xhirot që i drejtoi në kampionat. Për dallim nga ai, Begolli ka qenë me bilanc më të dobët, 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, ku nga tetë ndeshje ka nxjerrë 11 pikë!