Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TE DURRËSAKËT

Bledar Devolli emërohet trajner i Teutës

Bledar Devolli emërohet trajner i Teutës


22 January, 2025 @22:33

Deri dje trajner i Lirisë, prej sot edhe zyrtarisht i Teutës së Durrësit. Bledar Devolli ka pranuar detyrën për të cilën u kërkua nga Teuta dje, derisa në anën tjetër Liria e shkarkoi me të kuptuar se ka hyrë në bisedime me ata!

Skuadra durrësake me të ndarë rrugët me trajnerin Edi Martini, që ka punuar për disa periudha te Teuta, ka bërë të ditur se ka emëruar Devollin në krye të saj.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta,” shkroi KF Teuta në njoftimin e botuar.

Aktualisht durrësakët janë në pozitë të shtatë të Superiores me 23 pikë nga 21 ndeshje. Ekipi i fundit në tabelë, Skënderbeu është me 16 pikë në pozitë të dhjetë, kurse lideri Partizani ka 37 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë