Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT ZGJEDHIN KRASNIQIN

Liria para zyrtarizimit të trajnerit të ri

Liria para zyrtarizimit të trajnerit të ri


21 January, 2025 @18:32

Liria që sot ndau rrugët me trajnerin Bledar Devolli, duket se ka gjetur shpejt zëvendësimin e tij. Sipas informatave të siguruara, Liria ka kryer bisedimet me trajnerin Leotrim Krasniqi, që ditë më parë u lirua nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Krasniqi është nga gjenerata e re e trajnerëve dhe ka drejtuar me sukses Vjosën para se të merrte drejtimin e Vëllaznimit, të cilët i çoi deri në pozitë të dytë të Ligës së Parë - Grupi A, aktualisht. Ai ka punuar edhe me ekipin që tashmë është shuar, Drenasi, pas fuzionimit pikërisht me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë