Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE PEJANËT, TRAJNER I RI

Megzon Visoka emërohet trajner i Besa Pejës

Megzon Visoka emërohet trajner i Besa Pejës


23 January, 2025 @23:19

Trajneri prishtinas që nisi stinorin 2024/25 me Drenicën në Ligën e Parë -  Grupi A dhe më pas u nda me ekipin, Megzon Visoka, është emëruar sot edhe zyrtarisht si trajner i ri i Besa Pejës.

Pejanët, të cilët ndanë rrugët me Fisnik Gashin, bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Visokën, ndërsa presin energji të reja në ekip me ardhjen e tij.

“Pas përvojave të suksesshme si trajner i dëshmuar në klube si Vllaznimi, Drenica, Flamurtari dhe Ferizaji, tash është koha që ai t’i bashkohet klubit tonë. Në një qytet ku tradita dhe ngjyrat e verdhë e zi janë pjesë e identitetit, FC Besa Peja mirëpret Megzon Visokën si pjesë të familjes sonë. Me vizionin e tij të qartë dhe përkushtimin ndaj futbollit, ne besojmë se do të sjellë energji të reja në këtë qytet që jeton dhe frymon për futbollin,”—shkroi njoftimi i ekipit verdhezi nga Peja.

Visoka drejtoi Drenicën prej xhiros së parë deri në të tetën këtë stinor, ndërsa pati rezultate të mira aty. Besa Peja në anën tjetër është duke kaluar stinorin debutues në Ligë të Parë - Grupi A, pasi që ekipi i ri i krijuar bleu Phoenixin dhe si fuzionim nisi garat nga kjo kategori.

Vjeshtën, Besa Peja e mbylli në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare. Ka 19 pikë nga 14 ndeshje, derisa ka shënuar pesë fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë