Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SHTIME

3 përforcime te Vjosa

3 përforcime te Vjosa


3 February, 2025 @10:47

Skuadra nga Shtimja, Vjosa, ka bërë të ditur përgjatë fundjavës që e lamë pas se ka angazhuar në ekip tre lojtarë të rinj. Ekipi që drejtohet nga dyshja e trajnerëve Meriton Baftiu dhe Përparim Livoreka, ka bërë të ditur se Butrint Ahmeti, Edon Zeçiri dhe Ermal Maqaj janë lojtarë të rinj të ekipit.

TABELA AKTUALE

Ahmeti vjen nga Ballkani U-21 dhe rikthehet në mesfushën e Vjosës. Ai është mesfushor. Zeçiri me përvojë vjen prej Rilindjes 1974, i cili di të kontrollojë dhe të mbajë ritmin e mesfushës. Kurse Maqaj arrin prej Flamurtarit të Prishtinës dhe është sulmues prej të cilit priten depërtime të shpejta por edhe gola.

Vjosa ka kryer vjeshtën në pozitë të gjashtë të Ligës së Parë - Grupi B. Ekipi pas 14 ndeshjeve të para të stinorit ka tubuar 15 pikë. Pjesa pranverore e stinorit në Ligë të Parë nis në fundjavën 14-16 shkurt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë