Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM

Vjosa zyrtarizon Ardian Musliun

Vjosa zyrtarizon Ardian Musliun


5 February, 2025 @10:25

Futbollist tjetër i ardhur te Vjosa në afatin kalimtar dimëror është Ardian Musliu. Mbrojtësi i krahut vjen nga Trepça’89, ndërsa Musliu dallohet për depërtimet e tij në krah dhe krosimet precize.

Musliu 27-vjeçar më parë ka laujtur edhe për Dinamon, Ulpianën e KEK-un. Vjosa, që garon në Ligën e Parë - Grupi B pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë e ka kryer në pozitë të gjashtë të grupit të saj, ndëkaq ka 15 pikë nga 14 ndeshje dhe është më afër pjesës së rrezikshme, të rënies, sesa kreut të tabelës.

TABELA AKTUALE

Liga e Parë e Kosovës pjesën e dytë të stinorit e nis në fundjavën e 14-16 shkurtit, ndërkaq Vjosa gjatë pranverës do të mundohet që të mbledhë sa më shumë pikë për të siguruar qëndrimin aty, pasi që nga stinori i radhës, Liga e Parë do të bëhet unike dhe nuk do të jetë e ndarë në grupe si tash.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë