ZHVILLIME TE MITROVICASIT

Emin Baliqi dorëhiqet pas humbjes
16 February, 2025 @0:45
Trajneri dhe ikona e Trepçës, Emin Baliqi, ka dhënë dorëheqje të shtunën pas humbjes nga Istogu. Mitrovicasit u mposhtën nga ekipi që po lufton për mbijetesë sot, 3-2, ndërsa Baliqi ka marrë përgjegjësinë mbi supet e veta dhe është ndarë nga ekipi.
Trepça, që u konsolidua këtë verë, është duke luftuar për një vend që dërgon në Superligë. Ekipi mitrovicas qe disa vite është pjesë e Ligës së Parë, ndërsa aktualisht janë në pozitë të tretë me 26 pikë. Liderja Drenica ka 31 pikë me një ndeshje më pak të luajtur.
“Pas ndeshjes së sotme ndaj KF Istogut, kryetrajneri ynë, Emin Baliqi, ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga kryesia e klubit pas një diskutimi të përbashkët.
Megjithatë, Emin Baliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e KF Trepça, por tani me një rol të ri, i cili do të përcaktohet në ditët në vijim,” bëri të ditur Trepça.