SHKODRANI NË MITROVICË

Trepça para zyrtarizimit të trajnerit nga Shkodra
16 February, 2025 @1:14
Pas ndarjes, Trepça ka reaguar shpejt. Ekipi mitrovicas që të shtunën pasdite u mposhtë nga Istogu si mysafir 3-2 dhe pas ndeshjes trajneri i tyre Emin Baliqi dha dorëheqje, bëhet e ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin shkodran, që nuk ka punuar më parë në futbollin kosovar.
Ish trajneri i Vllaznisë dhe Teutës, Edi Martini, që më 21 ja e ekipin durrësak vendin e të cilit e zuri Bledar Devolli, pritet të zyrtarizohet si kryetrajner i ri i Trepçës.
Panorama Sport ka bërë ditur se marrëveshja është gati, ndërsa shpejt do të bëhet edhe zyrtarizimi i shkodranit në krye të ekipit mitrovicas. Në ndërkohë,
Në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, Trepça luan derbin lokal me ekipin debutues në këtë ligë, FC Mitrovica. Këta të fundit luftojnë për mbijetesë aty.