Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM!

Dy trajnerët debutuan pa fitore!

Fotot: FCLiria/ fb & FCBesaPeja/ fb

Dy trajnerët debutuan pa fitore!


16 February, 2025 @18:53

Dy ekipe nga dy qytetet më të mëdha të Kosovës pas kryeqytetit kanë nisur pjesën pranverore të stinorit me trajnerë të rinj. Besa Peja nën komandën e Megzon Visokës, ndërsa Liria në dirigjim të Leotrim Krasniqit.

Por, asnjëri në fund nuk gjeti trepikëshin, ngase skuadrat e tyre u ndanë baras, në përballjen që përfundoi pa rrjeta të tundura, Besa Peja - Liria 0-0!

TABELA AKTUALE

Barazimi nuk i konvenoi asnjërës, derisa ekipet e mesit të tabelës, në fund u desht të kënaqen me nga një pikë.

Liria mbyllë xhiron e XV në vend të pestë me 24 pikë. Besa Peja me 20 pikë në pozitë të gjashtë. Në xhiron e radhës Liria pret Vëllaznimin, ndërsa Besa Peja udhëton te Rahoveci.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë