Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA E NIS ME FITORE

Mo Fofana i jep fillim të mbarë Thaçit te Drenica

Foto: FCDrenica/ fb

Mo Fofana i jep fillim të mbarë Thaçit te Drenica


16 February, 2025 @17:59

Goli i shpejtë i shënuar në fillim të ndeshjes i ka sjellë fitoren Drenicës së Arsim Thaçit, në debutim të këtij të fundit në bankën kuqezi karshi debutuesit tjetër në bankë të Rahovecit, Liridon Leci.

Ka qenë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Mohamed Fofana që ka shënuar golin e vetëm, që më pas doli të jetë edhe i fitores për lideren e Grupit A në Ligë të Parë, ndaj Rahovecit që po lufton për mbijetesë aty, Drenica - Rahoveci 1-0 [Mohamed Fofana 10’]. Fofana u asistua nga Arbios Thaçi kur shënoi golin.

TABELA AKTUALE

Goli i afrikanit 24-vjeçar bëri që Drenica të nis mbarë pranverën në Ligë të Parë dhe të vazhdojë mbajtjen e distancës katër pikëshe ndaj ndjekësit të parë, Vëllaznimit.

Kjo ishte fitorja e dhjetë kampionale e ekipit nga Skenderaji. Rahoveci në anën tjetër ka punë për të bërë në ndeshjet në vazhdim. Vreshtarët që sot debutuan me trajnerin e ri Leci, kanë një fitore të vetme nga 15 xhiro, janë të parafundit me vetëm 7 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë