Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E JOSËS NË DEBUTIM ME DRAMË

Vëllaznimi me 10 lojtarë shkakton përmbysje

Foto: KFVëllaznimi/ fb

Vëllaznimi me 10 lojtarë shkakton përmbysje


16 February, 2025 @18:44

Një ndeshje mjaft interesante u luajt sot në Ligë të Parë, derisa Vëllaznimi në debutim të Mirel Josës në kampionat ka siguruar fitore të rëndësishme për të vazhduar ndjekjen e kreut të tabelës dhe luftën për Superligë. Borozani.com

Gjakovarët edhe pse vendas, nuk nisën mirë. Ranë në disavantazh, e më pas mbetën me 10 lojtarë (31’) në fushë. Sidoqoftë, përvoja e Qemail Elshanit barazoi rezultatin për të shkuar në pushim 1-1! (45’pen.).

Mirel Josa

Por Rilindja 1974 e Faruk Statovcit vazhdoi përsëri fuqishëm, ndërsa duke pasur parasysh se kishin edhe epërsi lojtarësh në fushë, dolën përsëri në epërsi, 1-2 (74’).

TABELA AKTUALE

Gjakovarët i dhanë edhe njëherë energji motorëve dhe përmbysën gjithçka deri në fund, për të marrë tre pikët dhe gëzimin e madh në fund të ndeshjes, Vëllaznimi - Rilindja 1974 3-2 [Qemail Elshani 45’pen., Rron Rogova 81’, Osman Mëziu 90’—Arian Telaku 32’, Leutrim Kadriu 74’].

Kjo ka qenë fitorja e nëntë kampionale e Vëllaznimit. Gjakovarët ruajnë vendin e dytë dhe tash kanë 30 pikë pas 15 ndeshjesh, ndërsa 4 pikë më lart qëndron liderja Drenica. Rilindja 1974 pësoi për herë të tetë, është në vend të shtatë dhe ka 19 pikë.

Për statistikë, golashënuesi i golit të parë te Vëllaznimi, asistoi në golin e dytë, ndërsa golashënuesi i golit të dytë, asistoi te i treti! Te Rilindja 1974, Art Bojku asistoi në golin e Telakut.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë