Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS VËLLAZNIMIT, EDHE TREPÇA MERR TRAJNER NGA SHQIPËRIA

Trepça zyrtarizoi Edi Martinin si kryetrajner

Foto: KFTrepça/ fb

Trepça zyrtarizoi Edi Martinin si kryetrajner


17 February, 2025 @15:39

Ajo që u përmend te TopSporti.com ditë më parë, tashmë është edhe zyrtare. Trajneri shkodran, Edi Martini është timonier i ri i Trepçës së Mitrovicës, pasi që ekipi pranoi dorëheqjen e trajnerit të deritashëm të skuadrës së parë, Emin Baliqi.

Baliqi kishte dhënë dorëheqje në ditën kur Trepça pësoi nga Istogu si mysafir 3-2 të shtunën më 15 shkurt. Menjëherë u bë i ditur lajmi se mitrovicasit po bisedojnë me Martinin, që ishte larguar nga Teuta e Durrësit në fund të muajit janar.

TABELA AKTUALE

E mbrëmë, Trepça zyrtarizoi njoftimin.

“KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Edi Martini, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës sonë.
Me një karrierë të pasur dhe një filozofi të lojës, Martini sjell përvojë, disiplinë dhe ambicie për një ekip të fortë dhe konkurrues.
I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri,”
— shkroi KF Trepça në njoftim.

Eduard, siç është emri i tij i plotë, Martini 50-vjeçar përgjatë karrierës së tij ka drejtuar Vllazninë, ndërsa më së shpeshti ka qenë trajner i durrësakëve, ku brenda viteve të fundit është emëruar e ndarë pesë herë me këtë ekip. Për shkodranin, kjo është aventura e parë e tij jashtë Shqipërisë dhe e para në Kosovë.

Trajneri në fjalë dy herë ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Shqipërisë në karrierë të tij si lojtar, në vitet 1994/95.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë