FITORE E PRISHTINASVE!

Ramiz Sadiku me fitore ngritet në renditje
15 February, 2025 @21:51
Ramiz Sadiku ka shënuar fitore në mysafirllëk te Kika në Hogosht, duke shënuar fitore komode. Ekipi prishtinas i drejtuar nga Alban Dragusha ka mposhtur Kikën, 0-3 [Rron Rushiti, Muhamed Dubova, Ardi Shala.].
Fitorja bën që Ramiz Sadiku pas XV xhirosh të kërcejë në pozitë të katërt të tabelës në Ligën e Parë - Grupi B, duke pasur 24 pikë, derisa Kika është e teta, e rrezikuar për mbijetesë me 11 pikë nga po aq ndeshje. Te Kika debutoi trajneri i ri i ekipit Genc Sermaxhaj.