VUSHTRRIA FITON DERBIN

Foto: FCVushtrria/ fb
Theo Solomon debuton me gol për fitore!
16 February, 2025 @20:03
Sulmuesi nigerian i Vushtrrisë, i ardhur në ekip këtë afat kalimtar nga Dukagjini, Theophilus Solomon, është treguar vendimtar që në ndeshjen e paër të tij për Vushtrrinë.
Ai ka bërë dallimin kryesor në përballjen, ku Vushtrria shënoi fitore ndaj Dinamos së Ferizajit si mysafir, me golin e shënuar në periudhën e fundit të ndeshjes, Dinamo - Ferizaji 0-1 [Theophilus Solomon 73’].
Kjo ka qenë fitorja e dhjetë kampionale e Vushtrrisë së drejtuar nga Armend Dallku, që seriozisht po kërkon të kapë kreun, derisa është 5 pikë larg lideres Prishtina e Re që ka 38 pikë.
Dinamoja e treta në renditje është në 26 pikë, larg mundësisë për një vend që dërgon në barazh për Superligë ose direkt. Ekipi i Burim Qerkinit tash e tutje do të kërkojë pikë për të kaluar qetë pjesën e fundit të stinorit.